ED PEOPLE SYSTEMS LAB / 04
Legjislacioni, pajtueshmëria dhe dokumentacioni HR
Nga legjislacioni i punës te dokumentacioni dhe inspektimi
Po mbledhim interes për grupin e ardhshëm. Datat, formati dhe kohëzgjatja konfirmohen përpara regjistrimit.
- Investimi
- 8,900 ALL
- Trajneri
- Erisa Dashi
- Certifikata
- Certifikatë pjesëmarrjeje
Për kë është
Profesionistë HR, administratorë dhe drejtues që mbajnë përgjegjësi për dokumentacionin, politikat e brendshme dhe pajtueshmërinë.
Çfarë do të mësosh
Kuadri ligjor i punësimit, pagave, kontributeve, barazisë, sigurisë në punë dhe të dhënave personale; dosjet e personelit, politikat, ruajtja e dokumenteve, analiza e boshllëqeve dhe përgatitja për inspektim.
- Të organizoni dosjen e punonjësit dhe të kontrolloni plotësinë e saj.
- Të rishikoni politikat e brendshme dhe të identifikoni boshllëqet.
- Të përgatitni organizatën për inspektim dhe të ndërtoni planin e korrigjimeve.
Puna praktike
Punë me raste dhe modele që përshtaten me nevojat e organizatës. Inventar dokumentesh, matricë risku, checklist inspektimi, model informimi për privatësinë dhe plan veprimi. Workflow me AI për shqyrtim paraprak, me verifikim dhe miratim njerëzor.
Investimi dhe pjesëmarrja
Një pjesëmarrës, materialet dhe modelet e punës.
Dy pjesëmarrës nga e njëjta kompani. Çmimi është gjithsej për të dy.
Sesion individual me orientim për zbatimin në organizatë, me rezervim.
Hapi i radhës
Kërkesa nuk është pagesë apo rezervim vendi.
Shpreh interesin ↗
← Kthehu te modulet