ED PEOPLE SYSTEMS LAB / 02
Sistemi i punësimit, integrimi dhe periudha e provës
Nga nevoja për staf te integrimi dhe vlerësimi gjatë provës
Po mbledhim interes për grupin e ardhshëm. Datat, formati dhe kohëzgjatja konfirmohen përpara regjistrimit.
- Investimi
- 8,900 ALL
- Trajneri
- Kristi Azuni
- Certifikata
- Certifikatë pjesëmarrjeje
Për kë është
Profesionistë HR, drejtues departamentesh dhe administratorë që përfshihen në kërkesat për staf, përzgjedhjen, integrimin dhe vlerësimin e punonjësve të rinj.
Çfarë do të mësosh
Planifikimi i nevojës për punësim, profili i kandidatit dhe kanalet e kërkimit; ATS; intervista STAR/BEI dhe vlerësimi i kandidatëve; onboarding 30–60–90 ditë dhe dokumentimi i periudhës së provës.
- Të strukturoni procesin nga kërkesa për staf deri te vendimi në përfundim të provës.
- Të përdorni kritere, intervista dhe formularë për një përzgjedhje të argumentuar.
- Të planifikoni onboarding dhe ndjekjen e provës me objektiva, feedback dhe përgjegjës të përcaktuar.
Puna praktike
Punë me raste dhe modele që përshtaten me nevojat e organizatës. Rrjedhë punësimi, bankë pyetjesh STAR, formular vlerësimi, plan integrimi dhe formular i periudhës së provës. Raste përdorimi të AI-së, Brevo dhe Notion për organizimin e procesit.
Investimi dhe pjesëmarrja
Një pjesëmarrës, materialet dhe modelet e punës.
Dy pjesëmarrës nga e njëjta kompani. Çmimi është gjithsej për të dy.
Sesion individual me orientim për zbatimin në organizatë, me rezervim.
Hapi i radhës
Kërkesa nuk është pagesë apo rezervim vendi.
Shpreh interesin ↗
← Kthehu te modulet