ED PEOPLE SYSTEMS LAB / 03
Pagat dhe buxhetimi i personelit
Nga llogaritja e pagës te planifikimi financiar i stafit
Po mbledhim interes për grupin e ardhshëm. Datat, formati dhe kohëzgjatja konfirmohen përpara regjistrimit.
- Investimi
- 9,900 ALL
- Trajneri
- Erisa Dashi
- Certifikata
- Certifikatë pjesëmarrjeje
Për kë është
Profesionistë HR, specialistë pagash, financierë dhe administratorë që përgatitin ose kontrollojnë pagat dhe buxhetin e personelit.
Çfarë do të mësosh
Cikli dhe kontrollet e pagave; bruto/neto, tatime e kontribute; kostoja totale e punësimit dhe planifikimi i stafit; skenarë buxheti, krahasimi me realizimin, ekuiteti dhe transparenca e pagave.
- Të ndërtoni rrjedhën mujore të pagave me pika kontrolli dhe dokumentim.
- Të llogaritni koston e plotë të punësimit dhe efektin e ndryshimeve në staf.
- Të përgatitni buxhetin vjetor të personelit dhe raportin për drejtuesit.
Puna praktike
Punë me raste dhe modele që përshtaten me nevojat e organizatës. Kalkulator pagash në Excel, buxhet HR me skenarë, analizë devijimesh e hendeku gjinor dhe raport për drejtuesit. Power Query dhe dashboard në Power BI / Looker Studio për raportim.
Investimi dhe pjesëmarrja
Një pjesëmarrës, materialet dhe modelet e punës.
Dy pjesëmarrës nga e njëjta kompani. Çmimi është gjithsej për të dy.
Sesion individual me orientim për zbatimin në organizatë, me rezervim.
Hapi i radhës
Kërkesa nuk është pagesë apo rezervim vendi.
Shpreh interesin ↗
← Kthehu te modulet